Pas një kohe të gjatë larg mediave, Rike Roçi është rikthyer në një intervistë për emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka komentuar disa nga personazhet e njohur të ekranit, përfshirë edhe fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjestin.
Modelja tregoi se e ka parë Gjestin për herë të parë gjatë një feste të organizuar nga Top Channel, menjëherë pas përfundimit të spektaklit.
Sipas saj, ai ishte i rrethuar nga shumë persona të sigurisë, një detaj që nuk i ka pëlqyer.
Gjestin e kam parë për herë të parë te festa e Top-it, por ishte i rrethuar me shumë çuna. Unë adhuroj thjeshtësinë te një personazh. Rri më i thjeshtë, më mirë. Aty në tavolinë ishim vetëm femra, nuk do e hanim
-tha me ironi Rike.
Ajo shtoi se ndonëse e respekton fituesin e BBVA4, e çuditi fakti që ai kishte nevojë për aq shumë roje sigurie.
Respekte, por më bëri përshtypje kjo gjëja që ishte i rrethuar, sepse thjeshtësia robin e bën më interesant
Rike Roçi aktualisht ndan jetën mes Shqipërisë dhe Italisë, ku jeton me familjen e saj.