74 fëmijët e 32 gratë që tre ditë më parë u kthyen nga Siria në Kosovë, sot u lejuan të largohen nga Qendra për të Huajt, në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Por, gratë do të hetohen në gjendje të lirë. Pjesë e grupit të të kthyerve ishin dhe 4 luftëtarë që u arrestuan. 4 vjet më parë, Kosova miratoi ligjin që dënon deri në 15 vjet burg, çdo person i cili merr pjesë në luftërat e huaja.