Aktualitet Politikë

Rikthehet debati për votën e diasporës, Klosi: Propozimi të votohet me ID të huaj, hile e opozitës! Majko: Shpresoj KQZ të mos ndërmarrë akt aventuresk

Rikthehen debatet në kuvend lidhur me ndryshimet e kodit Zgjedhor për votën e diasporës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi duke folur për propozimin e PD-së për votimin e diasporës me kartë identiteti të vendit ku jetojnë e ‘quajti hile, për të hedhur në erë votën e diasporës.”

Një aventurë e rrezikshme që kërcon votën e emigrantëve, kështu e ka konsideruar deputeti i PS, Pandeli Majko, konsensusin e arritur mes PD e PS, për t’iu drejtuar komisionit rregullator të KQZ lidhur me votimin me pasaporta të huaja të shtetasve shqiptarë.

LEXO EDHE: Vota e diasporës/ Bylykbashi: Mbi 34 mijë personave u është refuzuar kërkesa, KQZ t’i ndihmojë për t’u regjistruar

“Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ, tha Majko

Tejkaluam krizën në një sallë me 5 veta.

Shpresoj tek ndërgjegja kolektive e KQZ që të mos ndërmarrin hapin aventuresk, se me demek nuk u realizua kërkesa

LEXO EDHE: “Erioni është një mik shumë i mirë i imi dhe çdo socialisti”, Blerina Gjylameti në Kuvend: Nuk mund t’i ndërpritet Veliajt kontrata me qytetarët, është shkelur prezumimi i pafajësisë

Propozimi juaj mund ta shtyjë jo vetëm komisionin rregullator dhe integritetin e procesit zgjedhor në drejtim të paditur. Shpresoj që KQZ të mos jetë në nivelin të ndërmarrë aktin aventuresk e të bllokojë të drejtën e 100 mijë shtetasve” tha Majko