Auto & Moto

Rikthehet Lamborghini Diablo!

Supermakina me motor V12 e Lamborghini-t, Diablo legjendare, po rikthehet. Top Gear pati mundësinë ta provonte fillimisht bishën e modernizuar, duke konfirmuar atë që shumë e dinë tashmë, Diablo origjinal i viteve 90-ta i qëndron besnik statusit të tij legjendar. Pavarësisht nëse e drejtoni me 190 km/orë në rrugë të hapur apo thjesht përpiqeni ta parkoni me 3 km/orë, Diablo ka qenë gjithmonë një makinë për t’u frikësuar. Tani, ka mbërritur një epokë e re frike, falë manjatit italian dhe pronarit të Lamborghini-t, Emanuele Colombini.

Colombini ka derdhur burimet e tij në ringjalljen e makinës ikonike për një brez të ri dhe në shikim të parë, është një transformim i guximshëm. Ish-drejtori teknik i Lamborghini-t, Maurizio Reggiani, i është bashkuar projektit si konsulent, duke synuar të korrigjojë disa nga mangësitë që e kishin prekur modelin origjinal, por ende legjendar. Pra, shasia e saj prej çeliku është përforcuar me fibra karboni.

Madje ka edhe kontroll tërheqjeje dhe modalitete të rregullueshme të shasisë dhe këtë herë ajo vjen me frena të vërteta, moderne. Zemra e makinës mbetet motori i fuqishëm V12 5.7 litra, por tani është i pajisur me boshte të reja dhe një njësi të re kontrolli (ECU), e cila i ka dhënë asaj 50 kuaj fuqi shtesë për një fuqi totale prej 540 kuajsh. Tingulli mbetet spektakolar.