Rikthehet në edicionin e tretë, “The Voice Kids”. Për fëmijët e moshave, nga 6 deri në 14-vjeç, Qershori është muaji i audicioneve në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, si dhe në Prishtinë. Dyert rihapen me Tiranën, më 8 Qershor, ora 11:00, te Piramida, në Top Channel. Për herë të parë, “The Voice Kids” do të zhvillojë audicione në Kukës, pranë Pallatit të Kulturës më 19 Qershor. Mundësia e fundit për të qenë pjesë e audicioneve të “The Voice Kids” është data 29 Qershor, sërish në Tiranë, te Piramida.