Gridat e profileve në Instagram do të shfaqin përmbajtje si drejtkëndësha në vend të katrorëve, si pjesë e një ndryshimi që do të zbatohet gjatë fundjavës njoftoi drejtori ekzekutiv i Instagram-it, Adam Mosseri, në një Story në Instagram. “E di që disa prej jush i pëlqejnë shumë katrorët. Fotot katrore janë një pjesë e trashëgimisë së Instagram-it. Por në këtë pikë, shumica e asaj që ngarkohet, si fotot ashtu edhe videot, kanë një orientim vertikal. Është zhgënjyese t’i shkurtojmë ato më shumë sesa duhet”.
View this post on Instagram
Mosseri e pranon që ky ndryshim mund të jetë paksa i bezdisshëm. “Mendoj se me kalimin e kohës, njerëzit do të jenë të entuziazmuar që më shumë nga fotot dhe videot e tyre do të shfaqen ashtu siç janë menduar, në profil, në vend që të priten në mënyrë të tepruar”. Instagram njoftoi gjithashtu se po shton një seksion të ri në feed-in e Reels, ku mund të shihni videot që miqtë tuaj kanë pëlqyer.
Instagram njoftoi një përditësim të veçorisë së tij të videove Reels së bashku me lajmin se Gjykata Supreme la në fuqi ligjin që do të ndalojë TikTok në SHBA nga 19 janari. Përditësimi do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të zbulojnë përmbajtjen që miqtë dhe ndjekësit po pëlqejnë në platformë dhe do të inkurajojnë përdoruesit të fillojnë biseda rreth përmbajtjes së Reels. Bëhet e ditur se veçoria po fillon të zbatohet në SHBA. Kompania është e gatshme të kapë një numër përdoruesish të TikTok pas ndalimit të SHBA-së, veçanërisht krijuesit që mbështeten në rrjete sociale për të ardhura.
Ndonëse një grup i konsiderueshëm i përdoruesve të TikTok kanë “migruar” tashmë në aplikacionin kinez RedNote në shenjë proteste ndaj ndalimit, do të jetë më e vështirë për krijuesit që të fitojnë para nga ndjekësit e tyre në një aplikacion që përdoret kryesisht nga përdoruesit e rrjetit kinez, por jo nga bizneset dhe markat amerikane. Meta njoftoi se po shton një veçori që shfaqet në këndin e sipërm djathtas të Reels, duke e bërë më të lehtë shikimin e përmbajtjes që miqtë dhe ndjekësit kanë pëlqyer ose komentuar.