Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë reaguar pas lojës së mbrëmshme mes Italisë dhe Anglisë në ‘Euro 2020’. Pavarësisht humbjes së kësaj të fundit, ato janë shprehur se ndihen krenare.
Rita nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, u shpreh se:
Akoma krenare. Ishte një nder t’ju shikoja duke luajtur. Faleminderit. Më falni për rrëmujën pasi po punoja në të njëjtën kohë, ose po përpiqesha.
https://www.instagram.com/p/CRNkUhmDijs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=be9877f4-3696-4d04-a6dc-e6c3cd280d68
Pak para super sfidës së djeshme, bukuroshja postoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqej e zhveshur dhe në duar mbante një fanellë të skuadrës së Anglisë, me të cilën mbulonte pjesën e sipërme të trupit.
Dua nga ana tjetër theksoi se të gjithë djemtë e kanë bërë krenarë dhe i ka falënderuar për lojën e mrekullueshme.
Të gjithë djemtë na bënë krenarë. Ju lumtë për lojën e mrekullueshme. Ju duam Angli. Ne do ta sjellim sërish në shtëpi.

Rikujtojmë, se pas kualifikimit të Kombëtares Angleze, Dua Lipa e cila jeton në Angli ishte veshur me ngjyrat e flamurit anglez dhe kishte vizatuar gjithashtu simbolin e flamurit në të dy faqet e saj.
Skuadra e Anglisë bëri një fillim ëndërrues të finales së parë të tyre në Kampionatin Evropian ndërsa Luke Shaw bëri që Wembley të brohoriste nga festimet, sidomos nga tifozët e “Tre Luanëve”. Aksioni i mbrojtësit të majtë të Manchester United ishte 1 minutë e 57 sekonda.
Anglia po kalon dramë me humbjen e pësuar në Wembley të Londrës për finalen. Imazhet në faqet e para flasin vetë dhe ja si kanë zgjedhur tabloidët britanikë ta përshkruajnë humbjen tronditëse me penallti, me rezultatin 4-3.