Gossip Showbiz

Rita Ora ndez verën me klipin provokues të këngës së re “Heat”!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me publikimin e një videoje të re promocionale për këngën e saj më të fundit, “Heat”, që pritet të publikohet më 6 qershor.

Ashtu siç e sugjeron edhe vetë titulli, kënga sjell një atmosferë të nxehtë verore dhe pamje tejet joshëse.

Në klipin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Rita shfaqet me bikini të kuqe, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe duke interpretuar një pjesë nga kënga.

Pamjet provokuese dhe energjia sensuale e artistës kanë ngjallur menjëherë reagime pozitive nga fansat në mbarë botën, të cilët mezi presin lansimin zyrtar të projektit.

E lindur në Prishtinë dhe tashmë ikonë ndërkombëtare, Rita Ora dëshmon edhe një herë se është një forcë artistike dhe krijuese që nuk ndalet së surprizuari publikun.

Klipi, me stilistikën e tij vizuale dhe atmosferën elektrizuese, paralajmëron një super hit veror që pritet të dominojë listat muzikore, por edhe trendet në modë.

Me “Heat”, Rita synon të sjellë jo vetëm një tjetër sukses në karrierën e saj, por edhe një hymnin zyrtar të kësaj vere.