Sport

Rivalitet me Interin, Igli Tare projekton transferim me aromë “Champions” te Milani!

Igli Tares iu besua projekti i Milanit për këtë sezon, duke u emëruar drejtor sportiv. Objektiv kryesor shfaqej rikthimi në Europë, më konkretisht në Champions. Deri tani kuqezinjtë janë në rrugën e duhur, duke mbajtur vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.

Te Milani ndërkohë po qarkullojnë emra, që shikohen si objektiva në merkaton e verës. Dhe një nga preferencat aktuale është pikërisht Leon Goretzka.

Mesfushori do të ishte një transferim me aromë “Champions”. 31-vjeçari nuk do të rinovojë te Bajerni ku i përfundon kontrata pas këtij sezoni.

Për të afruar Goretzkën, Milani nuk do e ketë të lehtë. Interi është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e gjermanit.