Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar. Kolona zanore e filmit të tij biografik “Better Man” me regji të Michael Gracie u bë albumi i tij i 15-të që kryeson listën e albumeve zyrtare. Grupi siguroi albumin e tyre të 15-të numër një në vitin 2000 me ‘1’ i cili përfshin të gjitha këngët nr.1 të grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA nga 1962-1970. “1” u publikua 37 vjet pas albumit të tyre debutues në studio “Please Please Me”.
Williams ka shpërndarë një foto në Instagram në të cilën ka veshur një bluzë me emrat e katër anëtarëve të grupit së bashku me të tijat. “Faleminderit të gjithëve që mbështetën albumin dhe filmin. Çfarë nderi i madh të kem albumin tim të 15-të Numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar. Një falenderim i veçantë për të gjithë fansat e mi, mbështetjen e të cilëve nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Jam shumë krenar për filmin “Better Man”, kështu që albumi i kolonës zanore që shkon në numrin një e bën atë edhe më të veçantë”-shkroi Williams.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se një grua rreth të 70-ave ka ndërruar jetë në spital pasi u rrëzua në një koncert të Robbie Williams në Sydney. Ajo u rrëzua në gjashtë rreshta sediljesh gjatë koncertit në Allianz Stadium dhe pësoi lëndime të rënda në kokë. E moshuara u dërgua me urgjencë në spital ku u vendos në koma të induktuar. Autoritetet mjekësore konfirmuan së fundmi se ajo ka ndërruar jetë. Ndërkaq, këngëtari britanik nuk e ka komentuar ende incidentin.