Sport

Robert Lewandowski nis aventurën në SHBA, bën prezantimin me Chicago Fire

Robert Lewandowksi nis zyrtarisht aventurën e tij në tokën amerikane. Sulmuesi polak bëri prezantimin e tij si futbollisti më i ri i Chicago Fire në Major League Soccer. I shoqëruar nga trajneri dhe njëkohësisht drejtori sportiv i klubit, Gregg Berhalter, sulmuesi polak u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp të prezantimit të tij.

‘Nuk arrija dot të imagjinoja veten te një skuadër tjetër në Evropë pas Barcelonës, motiv për të cilin e dija se aventura ime e ardhshme do të ishte jashtë kontinentit tha Robert Lewandowski. Për mua, familjen time nuk është një ndryshim i lehtë të largohem nga Evropa, por shpresojmë që ky të jenë një kapitull i ri i bukur i jetës sonë’

Lewandowski më pas tha se kishte marrë në telefon Bastian Schweinsteiger dhe Thomas Mueller për t’u kërkuar këshilla për SHBA dhe qytetin e Chicagos duke marrë reagime entuziaste.

 ‘Kur nisa të pyes jo vetëm për MLS por edhe për qytetin dhe klubin, më thanë se është fantastik jo vetëm si klub për stërvitjet, por edhe për jetën e përditshme, familjen-shtoi Lewandowski-shoh potencialin për të fituar trofe me klubin e ri. Dhe jam shumë i lumtur sepse është një hap i ri për karrierën dje jetën time. Shpresojmë që të gëzojmë shumë dhe, së bashku me stafin dhe futbollistët e vjetër, të bëjmë punën tonë jo vetëm duke fituar ndeshjet, por siç  e thashë edhe më parë, duke fituar tituj. Dhe tani jemi në një pozicion të mirë, por sigurisht do të duhet të punojmë shumë dhe shpresoj që në përfundim të sezonit të mund t’iu gëzohemi arritjeve tona’.

Në prezantimin e Lewandowskit foli edhe Gregg Berhalter që u shfaq entuziast për ardhjen e tij.

‘Është një blerje e madhe për klubin tonë të futbollit. Jemi entuziastë që sollëm Robert këtu-tha Berhalter-jemi entuziastë që të shohim se si do të mund të ndryshojë kultuara. Duke njohur Lewandowskin kuptova një gjë, që nuk është vetëm një futbollist, por edhe një person i jashtëzakonshëm, shumë modest, shumë i vendosur’.