Tech

Roblox vjen me rregulla strikte për fëmijët nën 13-vjeç!

Roblox ka njoftuar se do të bllokojë fëmijët nën 13 vjeç për t’u dërguar mesazhe të tjerëve në platformën e lojërave në internet, si pjesë e përpjekjeve të reja për t’i mbrojtur ata. Përdoruesit fëmijë nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe të drejtpërdrejta brenda lojërave nëse një prind ose kujdestar i verifikuar nuk u jep atyre leje. Prindërit gjithashtu do të jenë në gjendje të shikojnë dhe menaxhojnë llogarinë e fëmijës së tyre, duke përfshirë shikimin e listës së miqve të tyre në internet dhe vendosjen e kufijve ditorë për kohën e tyre të lojës.

Roblox është platforma më e popullarizuar e lojërave për moshat tetë deri në 12 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, sipas hulumtimit të Ofcom, por i është kërkuar që t’i bëjë “përvojat e saj” më të sigurta për fëmijët. Kompania tha se ndryshimet do të zbatohen plotësisht deri në fund të marsit 2025. Kjo do të thotë që fëmijët e vegjël do të jenë ende në gjendje të kenë qasje në bisedat publike që shikohen nga të gjithë në lojëra kështu që ata mund të flasin ende me miqtë e tyre por nuk mund të kenë biseda private pa pëlqimin e prindërve.

Matt Kaufman, shefi i sigurisë së Roblox, tha se: “Ndërsa platforma jonë është rritur në shkallë, ne kemi pranuar gjithmonë se qasja jonë ndaj sigurisë duhet të evoluojë me të”. Përveç ndalimit të fëmijëve që të dërgojnë mesazhe direkte (DM) nëpër platformë, kjo do t’u japë prindërve më shumë mënyra për të parë dhe menaxhuar me lehtësi aktivitetin e fëmijës së tyre. Prindërit dhe kujdestarët duhet të verifikojnë identitetin dhe moshën e tyre me një formular ID-je të lëshuar nga qeveria ose një kartë krediti në mënyrë që të kenë qasje në lejet prindërore për fëmijën e tyre, nëpërmjet llogarisë së tyre. Kaufman pranoi se verifikimi i identitetit është një sfidë me të cilën përballen shumë kompani të teknologjisë dhe u bëri thirrje prindërve që të sigurohen që fëmija të ketë moshën e duhur në llogaritë e tyre.

Mbi 79 milionë përdorues aktivë në ditë janë në platformën e lojrave Roblox, që veç luajtjes mundëson edhe krijimin e lojërave. Një platformë që ka tërhequr shumë edhe fëmijët  shqiptarë. Mirëpo studimet flasin për rrezikun që ekziston në përdorimin e platformës, e cila po kthehet në varësi. “Nga institutet më të njohura sic është Bloomberg Institute apo Hinderboorg Research të bazuara në kërkime shkencore që është një platformë e dëmshme, për atë që prodhon kompania se ndikon në cilësinë e jetës së fëmijëve, në privimin e gjumit, ankthin, depresionin, vetëdëmtimin apo dukuri të tjera shqetësuese si abuzime seksuale sepse platforma të lejon ndërveprime të ndryshme, shkëmbime mesazhesh”-tha Kushtrim Shala-specialist IT.