Një kthesë e papritur po merr raporti mes banorëve në Big Brother VIP Albania, teksa Rogert Sterkaj ka habitur me rrëfimin e tij të fundit në Dhomën e Rrëfimit.
Dikur të përfshirë në debate të forta dhe përplasje të vazhdueshme, marrëdhënia mes tij dhe Miri duket se ka ndryshuar rrënjësisht.
Sot, mes tyre po lind një afrim që ngjan më shumë me shoqëri sesa rivalitet.
I sinqertë, i pastër, Miri bën lojën e vet. Mua më duket sikur mua më do. Sinqeritetin e Mirit do e nxjerrë ai vetë, jo unë. Unë nuk ja nxjerr dot, unë vetëm do të rri me të dhe do të vëzhgoj kundërshtarët, ta shoh a po bën ndonjë gjë gabim apo nuk po bën ndonjë gjë gabim, me Selin apo me dikë tjetër.
-u shpreh Rogerti, duke lënë të kuptohet se tashmë e sheh atë me një sy tjetër.
Deklarata më e fortë erdhi kur ai parashikoi finalen, sipas tij, Miri do të jetë krah tij deri në fund të garës.
Rogerti preku edhe çështjen e çmimit të madh, duke zbuluar se nëse fiton, është gati të ndajë një pjesë të shumës, ndërsa la të kuptohet se edhe Miri mund të ketë plane të ngjashme, duke përmendur lidhjen me Dr. Flori.
Nga përplasje të forta në bashkëpunim të mundshëm, ky raport po shndërrohet në një nga dinamikat më interesante të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.