Gossip Showbiz

Miri zbulon strategjinë e fshehtë të Selinës? Çfarë tha ai në dhomën e rrëfimit?

Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bëhen gjithnjë e më të forta, ndërsa banorët po analizojnë me kujdes çdo lëvizje të njëri-tjetrit.

Në qendër të vëmendjes këtë herë është raporti mes Miri, Selin dhe Rogert Sterkaj, një trekëndësh që pritet të sjellë përplasje të forta në vijim.

Gjatë një rrëfimi në Dhomën e Rrëfimit, Miri u shpreh i bindur se loja e Selin është e lidhur ngushtë me të dhe Rogertin, duke lënë të kuptohet se ajo nuk mund t’i shmangë.

Po ku do të shkojë ajo pa ne? Lojën me ne e ka. Nuk është se do afrohet, ajo aty është…

-u shpreh ai, duke theksuar se gjithçka varet nga mënyra se si Selina do të zgjedhë të hyjë në këtë lojë.

Më tej, ai zbuloi edhe dy skenarë të mundshëm që, sipas tij, Selin mund të ndjekë: krijimin e një konflikti të qëllimshëm mes tij dhe Rogertit për të trazuar balancat, ose një afrimi strategjik përmes një “shtrirjeje dore” miqësore që mund të kthehet në aleancë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Selin do të zgjedhë përplasjen apo bashkëpunimin, një vendim që mund të ndryshojë totalisht rrjedhën e lojës.