Gossip Showbiz

Rogerti shpërthen ndaj Brikenës për Mateon! “A e ke burrë apo…”

Debatet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë ashpërsuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme, teksa përplasjet kryesore u përqendruan tek Rogerti. Ai pati diskutime të forta me Mateo Borri dhe Brikena Selmani, të cilët janë pjesë e nominimit të kësaj jave.

Gjatë një momenti tensioni, Rogerti iu drejtua Brikenës me fjalë provokuese:

A e ke burrë apo jo, po e nxjerr me duart e tua

Modelja reagoi me qetësi, duke i bërë të qartë se nuk kishte ndërmend t’i jepte llogari:

Nuk dua të të jap llogari ty

Ndërkohë, lideri i ri i shtëpisë, Miri, mori vendimin që të dërgojë në nominim Brikena Selmani, Selin Bollati, Mateo Borri dhe DJ Gimbo, duke rritur edhe më shumë tensionet mes banorëve.

Debatet e fundit rikthyen në vëmendje edhe rivalitetin e gjatë mes Rogertit dhe Mateos, një nga përplasjet më të forta të këtij sezoni.

Me katër banorë në nominim dhe atmosferën gjithnjë e më të tensionuar, gara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bëhet çdo ditë e më e fortë, ndërsa strategjitë dhe emocionet po dalin hapur para publikut.