Bota

Roma dhe Brukseli sheshojnë mosmarrëveshjet

Roma dhe Brukseli sheshuan mosmarrëveshjet dhe arritën një kompromis pasi kryeministri Giuseppe Conte premtoi se Italia do të reduktonte buxhetin e vitit 2019. Komisioni evropian vendosi të mos nisë procedurat për deficitin e tepruar, pavarësisht se ekspertët thonë se kjo nuk zgjidh problemet ekonomike të Italisë në plan afatgjatë. Qeveria italiane tentoi të implementonte një buxhet të tejfryrë që përfshinte reduktim taksash dhe përcaktimin e të ardhurave universale.