Celebrities Gossip Showbiz

Djali i Justin Trudeau hapet për Katy Perry: “Ajo është super e ëmbël dhe…”

Djali i ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Xavier, i njohur si Xav, ka folur hapur për marrëdhënien e babait të tij me këngëtaren Katy Perry, e konfirmuar publikisht në dhjetor 2025.

I ftuar në podkastin “Can’t Be Censored”, 18-vjeçari e përshkroi Perry-n si një person “super të ëmbël” dhe “me këmbë në tokë”.

Ai theksoi se më e rëndësishmja është lumturia e babait të tij:

Mendoj se babai im është i lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Xav zbuloi gjithashtu se merret me muzikë dhe herë pas here i dërgon këngët e tij Katy Perry-t për këshilla:

Kur jam vërtet i kënaqur me një këngë, ia dërgoj asaj. Ajo gjithmonë më jep këshilla ose më tregon çfarë duhet të ndryshoj.

Pavarësisht vëmendjes publike që shoqëron lidhjen e babait të tij me një yll me famë botërore, Xav tha se është mësuar të përballet me të për shkak të karrierës politike të babait.

Ai e sheh të gjithë këtë si diçka normale:

Është si çdo foto tjetër e babait dhe mamit tim, ose thjesht e babait tim.

Kur u pyet për komentet negative në internet, Xav tha se ndjek këshillat që ka marrë që fëmijë:

Gjithë jetën më thonë: ‘Mos i lexo komentet’.

Sidoqoftë, ai pranoi se ndonjëherë ndikonet nga kritikat, por shpesh ndihmohet nga mbështetja e ndjekësve:

Më ndihmon kur dikush komenton në videon time, e shpërndan ose e pëlqen