“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Ronaldo Sharka ka mbyllur mbrëmjen e djeshme rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”. Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit ama ajo çfarë nuk vumë re ishte se Ronaldo e ‘parashikoi’ eleminimin e tij mbrëmjen e djeshme. Kjo pasi gjatë performancës me grupin e tij, pjesa e koreografisë ku duhet të zgjohej nga një endërr e keqe, Ronaldo është shprehur se do të eleminohej atë mbrëmje.
Paska qenë ëndërr more, do eleminohem sonte
View this post on Instagram
Pasi grupi “Kalle” nuk arriti ta fitojë sfidën, grup ku ai bënte pjesë, u desh që të performonte një vals së bashku me partneren e tij të kërcimit. Ai u vlerësua me 22 pikë dhe ndërkohë ishte ende i rrezikuar në eleminim. Në fund, mbeti vetëm ai dhe Ina Kollçaku. Juria pasi pa freestyle-n e tyre, ai u eleminua nga vendimi i jurisë.