Pas ditësh të tëra spekulimesh për një ndarje të mundshme mes Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, moderatorja ka zgjedhur mënyrën më të qetë dhe elegante për të thyer heshtjen.
Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë një foto ku shihet dorë për dore me partnerin e saj, duke kaluar një vijë këmbësorësh, ndërsa shkruan:
…sepse s’ja lëshuam dorën njëri-tjetrit asnjë moment.
Ky veprim i thjeshtë, por plot ndjenjë, duket se ka mbyllur çdo thashethem rreth një krize mes çiftit, që nisi pasi ndjekësit vunë re se Roza kishte fshirë disa foto të përbashkëta nga rrjetet sociale.
Postimi u prit me komente pozitive nga fansat, të cilët e cilësuan si një reagim të sinqertë dhe simbolik për të treguar se dashuria e tyre mbetet e fortë, pavarësisht zhurmës së rrjeteve.
Roza, me këtë gjest të qetë, por domethënës, ka treguar se ndonjëherë mjafton një foto dhe një fjali e vetme për të heshtur gjithë zërat e panevojshëm.