BBV - Live nga shtëpia - NEWS Magazine

Rozana Radi në BBV-Live nga shtëpia: “Nuk jetoj dot pa shoqërinë, makinën… BBV një simfoni”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjesin dhe Egli Takon.

Elona Duro: Për cfarë të ka marrë malli jashtë?

Rozana Radi: Shoqërinë. Nuk jetoj dot pa shoqërinë, mbështetja e madhe, e para familja, por shoqëria është e rëndësishme. Ata nuk më kanë zëvendësuar me dikë tjetër, ndërkohë që isha këtu. Janë atje për mua.

Elona Duro: Ndonjë gjë materiale?

Rozana Radi: Më mungojnë lekët… A më pyete për gjërat materiale… Më mungon makina, t’i jap gaz, të eci… jam e lirë!

Elona Duro: A ke patur frikë dike?

Rozana Radi: Kam frikë vetëm Zotin, i kam larë hesapet me frikën. Kam frikë nga zoti dhe vdekja, nga asnjë banor.. U kam thënë. Përse duhet të kem frikë?

Nëse ti ke frikë nga unë, ke frikë nga të vërtetat e tua. Disa e linin bisedën në mes. Unë e kam bërtitur jetën time, i kam thënë të gjitha. Nuk ka folur për partnerin, po… nuk doja t’i prishja punë. E vërteta ime të dhemb, të vret…

Ia ka thënë edhe Gjestit… Më ke frikë. Unë Gjestin e dua, e kam xhan, djalë i ri, që e vlerësoj… Nga ai kam mbajtur shpirtin fëminor. I kam thënë që ka frikë se ka patur vetën dinamikë me Eglin, por edhe për lojën që nxorri banorë me zarf të zi… Dikush do të dilte nga vetja, si G Bani. Mua më ftoi për të bërë një lojë që të çon në finale. Një lojtar i fortë nuk e bën… kur ma kërkoi, pritshmëria ime u shkërmoq. I thashë që më ke frikë, sepse fakti që më ke ftuar të shkojmë në finale bashkë… Kur u pyet dje për Eglin, nuk foli, foli  ajo…

Elona Duro: Rozana në “Big” apo artiste, cila është më luftarake?

Rozana Radi: Rozana artiste, sepse po të mos isha ajo e jetës së vërtetë…

Elona Duro: Do kishe bërë gjë ndryshe? Në BBV?

Rozana Radi: Ti më njeh, nuk është punë strategjie. Nuk do bëja asgjë ndryshe. As në jetën time nuk jam penduar për asgjë. Nuk pendohem për asgjë. As në BBV, as në skenë …

Elona Duro: Nëse BBV do të ishte muzikë, çfarë rryme do të ishte?

Rozana Radi:  Do të ishte simfoni…