Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjesin dhe Egli Takon.
Elona Duro: A të ka bërë më mirë BBV?
Rozana Radi: Unë i kam shumë borxh vëllait të madh, ndjesitë, netët që kam kaluar… Retrospektiva ime ka qenë si një film bardh e zi, me shumë pak ngjyra (preket)… Ngjyrat ia kam lënë fëmijërisë sime… pas adoleshencës ka qenë një film bardh e zi… Pastaj dalëngadalë fillova ta ngjyros jetën. Por jam akoma në trenin e jetës sime. BBV një stacion i jetës, qëndrova gjatë, zbraza valixhen që e kisha mbushur plot me lot. Kur të arrij në stacionin e fundit të jetës, do të kujtoj momentin kur të dal nga dera e madhe.
Mendoj që ime motër ka parë një Rozanë që nuk e ka parë kurrë… Unë kam qenë si deti dhërmiut , që duket gjithka, edhe kur uji është i turbullt. Jam si ato guackat, kam qenë e plotë me këngën, librat, poezitë, dashurinë, humbjet gëzimet, kam dhënë gjithka… Si mundet një artist mos e provojë BB?
Elona Duro: Çfarë thirrje iu bën artistwve?
Rozana Radi: Mendoj se vitin tjetër do jetë shumë i bukur. Jo vetëm shkollë, BBV është një hidrocentral jete. Nëse nuk hyn këtu, nuk e provon, është si ndërrim gjaku.
U bëj thirje artistëve, që nëse nuk e keni provuar BBV, nuk keni hyrë në skutat më të errëta, nuk keni bërë asgjë..
Elona Duro: Momenti më i vështirë?
Rozana Radi: Më kanë përmendur prindërit (qan)… Ndihesh i pafuqëm për t’i mbrojtur. Nënë dhe baba nuk të bëhet njeri… jam munduar që atë natë të numëroja gjatë…
Prindërit… Nuk bëjmë kurrë mjaftueshëm për ta… sa keq që nuk i kemi përqafuar kur i kemi patur. Tani as lulet nuk kanë më vlerë. Përqafojini sa i keni. Shtëpia merrte dritë kur dëgjoheshin zërat e tyre.
Elona Duro: Banori që të ka përmendur më shumë motrën?
Andeta… Unë e kam mbrojtur gjithmonë nga ato që kam dëgjuar këtu. Unë pa Andetën nuk e mendoj jetën. Ajo ka lënë pas familjen e saj dhe ka ardhur gjithmonë në ndihmë. Këtë e bëjnë të gjitha motrat…