BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Magazine

Kë do nxirrje jashtë që në momentin e parë dhe me kë do pije kafe? Ja si përgjigjet Laert Vasili

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako.

Jonida- A ishin këto konkurrentët që prisje, me këto lloj tipologjie?

Laerti- Thjesht hyra, nuk kam menduar për personazhet… më duhet të rinisja të riformatoja Laerin.

Jonida- Më thuaj një emër, që do e nxirrje që në momentet e para, përpara se ti njihje?

Laerti- 3 emra, Gerta, Aldo, Jozi

Jonida- Me kë do pije kafe?

Laerti- Me Livian, më dukej si e vogël, më kujtonte shpesh motrën time të vogël

Jonida- Sa kafe ke pirë me Rozana Radin?

Laerti- Tani shumë, po me Rozin kemi qenë dhe në një format tjetër bashkë, jemi takuar në lagje te marketi pastaj erdhi në pallat haha.