Banorja e Big Brother VIP Albania, Selin, ka ndarë një rrëfim emocional për jetën e saj personale, duke folur hapur për mungesën e figurës së babait dhe vështirësitë financiare që ka përjetuar në një moment kyç të karrierës.
Gjatë një bisede në oborr me Kristin, ajo tregoi se babai i saj nuk ka qenë i pranishëm në jetën e saj, duke pranuar se mungesa e tij ka lënë gjurmë të thella emocionale. Selin theksoi se, pavarësisht gjithçkaje, ajo ka mbajtur gjithmonë të hapur mundësinë e pajtimit.
Figura e tij më mungon. Nuk kam qenë kurrë viktimë e gjërave që kanë ndodhur. Edhe babait i kam thënë: kthehu, më mungon. Dua të vijë dita të bëhemi bashkë prej meje
-u shpreh ajo.
Banorja rrëfeu gjithashtu një periudhë shumë të vështirë financiare, pikërisht në prag të një festivali të rëndësishëm për të. Ajo tregoi se vetëm katër ditë para natës së festivalit, familja e saj pësoi një humbje të madhe, situatë që e detyroi të merrte një vendim të vështirë.
Katër ditë para na ndodhi një humbje e madhe. M’u desh ta shes makinën time
-tha Selin, duke zbuluar më tej se, në ditën e festivalit, kishte vetëm 200 lekë në xhep.
Rrëfimi i saj ka prekur publikun, duke sjellë në vëmendje historinë personale dhe sfidat që ajo ka kaluar përpara se të bëhej pjesë e formatit të njohur televiziv.