Momente emocionale dhe rrëfime të sinqerta nuk munguan në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë emisionit special, ku studio e Top Albania Radio-s “u zhvendos” në ambientet e shtëpisë më të famshme. Ku në pjesën e fundit të programit, me në krye, Kristi Lamaj dhe Brikena Selmanin, ishin të ftuar DJ Gimbo dhe Selin Bollati.
Dyshja, të cilët ende nuk janë çift zyrtarisht, u shfaqën të veshur “matchy matchy”, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen për raportin mes tyre.
Gjatë bisedës, moderatorët ngritën pyetjen direkte për ndjenjat e Selinit ndaj DJ Gimbon, ku para se të përgjigjej, ajo përshëndeti ndjekësit e emisionit, ata që po i dëgjonin e shikonin live.
Më pas, Selini foli hapur për mënyrën si i përjeton emocionet dhe për raportin me DJ-në.
Unë e kam shprehur shumë herë, që nëse këtu brenda shtëpisë do të më vijë një person që realisht do e pëlqej, nuk jam nga ato njerëz që kam frikë të shpreh ndjenjat e mija dhe të ndrysh emocionet… me Gimbon, çfarë kam ndjerë, e kam shprehur, përgjigja është po, unë e pëlqej Gimbon si djalë…
Ajo theksoi gjithashtu se afrimiteti mes tyre është forcuar me kalimin e kohës.
Jam lidhur më shumë me Gimbon kur kam kuptuar ça karakteri ka, dhe ça qëndrimi ka në lidhje me mua.
Deklarata e saj mendohet se do të ketë ngjallur reagime të shumta te fansat e formatit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse raporti mes tyre do të evoluojë në një lidhje brenda shtëpisë.