Zhvillimet e fundit kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut te ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Albania”, ku emocionet dhe debatet vazhdojnë të jenë në qendër të spektaklit.
Përveç diskutimeve dhe detajeve pikante të trajtuara gjatë pjesës së parë dhe të dytë të programit, ku moderimin e morën Selin Bollati dhe Ardit Murataj, e më pas Stenaldo Mëhilli dhe Shëndrit Lumi, pjesa e tretë dhe e fundit e emisionit u drejtua nga Brikena Selmani dhe Kristi Lamaj.
Dy moderatorët kishin zgjedhur të ftuar intrigues, Mateo Borrin, Selin Bollatim dhe DJ Gimon, me diskutime interesante dhe surpriza për dëgjuesit.
Drejt fundit të programit, Brikena e pyeti Selin për raportin dhe ndjenjat e saj për Mirin, perceptim që mund të kenë të tjerët, duke pretenduar se marrëdhënia me Gimbon është thjeshtë për lojë:
Çfarë ju thua atyre personave që mendojnë se ti ke një ndjenje për Mirin dhe nuk e ke seriozisht me Gimbon?
Selin u shpreh qartazi:
E para njëherë, do më vinte shumë keq nëse do të lexohej kështu, sepse janë dy Selin komplet ndryshe. Në fokus me Gimbon ka një Selin të vërtetë, që ndjen, që shkon përtej lojës, që tregon emocionet e veta. Dhe është një marrëdhënie tjetër me Mirin që është e ndërtuar në lojë, edhe pse ka pasur momente personale, vazhdon të mbetet një marrëdhënie e ndërtuar mbi lojën. Do më vinte shumë keq nëse do të ishte keqinterpretuar në këtë mënyrë, sepse unë nuk mbaj mend të kem bërë veprime të tepruara apo provokative që publiku të mendojë këtë gjë, dhe unë në prime thash ndoshta, nëse nuk do ta kisha thënë fjalinë ‘ti ke moshën e babit tim’, kurrë nuk do të ishte lexuar si marrëdhënie e tillë nga ana e tij.
Moderator Kristi, e pyeti më pas Gimbon se si e ndikon kjo situatë për besimin dhe transparencën në marrëdhënien e tij me Selinin:
Po, për sa i përket pjesës a jam besues apo jo ndaj Selinit, kjo nuk është pjesë që më pengon shumë, sepse kjo i ka folur haptas dhe i ka thënë krejt… Nëse kjo e sheh të arsyeshme me pas një fije respekti për kohën me të (Mirin), është thjesht respekti i saj që tregon për kohën që ka kaluar. -tha Gimbo.