Bota

Rreth 1 milion persona shënojnë Ditën Kombëtare të Katalonjës

Rreth 1 milion persona dolën në rrugët e Barcelonës për të shënuar “Ditën Kombëtare të Katalunjës”, në mbështetje të pavarësisë së rajonit nga Spanja. Kremtimet janë të parat pas Referendumit të 1 Tetorit 2017 për Pavarësinë, që nuk u pranua nga Madridi zyrtar. Pjesëmarrësit iu përgjigjën thirrjeve të liderit katalan, Quim Torra, për të protestuar. “Dita Kombëtare e Katalunjës” shënon pushtimin e Barcelonës nga ushtarët e Mbretit Filipe V më 1714-ën.