Bota

Rritet bilanci i të vdekurve, 130 viktima pas përplasjes mes qytetarëve dhe policisë!

Rreth 130 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa mbi 2,500 policë dhe forca speciale sulmuan një zonë të favelave pranë aeroportit ndërkombëtar, ku konsiderohet se ndodhet selia e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Brazil.

LEXO EDHE: Përplaset kamioni, “arratisen” majmunët e infektuar. Frikë për përhapje të viruseve

Gjatë përleshjeve, kriminelët vendosën barrikada, dogjën autobusë dhe ngritën postblloqe të improvizuara, duke paralizuar trafikun dhe duke përhapur frikë në disa zona të qytetit. Sipas raportimeve, mijëra anëtarë të grupit kriminal janë përfshirë në përplasje.

Kryebashkiaku i Rio de Janeiros, Eduardo Paes, reagoi ashpër duke theksuar se qyteti “nuk mund dhe nuk do të mbahet peng nga kriminelët që duan të mbjellin frikë në rrugë”.

LEXO EDHE:  Rritet bilanci i viktimave nga sulmet në Gaza, mes tyre dhjetëra fëmijë/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja

Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet vendore kanë ngritur nivelin e alarmit në shkallën 2, ndërsa 45 shkolla, klinika dhe qendra shëndetësore në zonat e prekura janë mbyllur përkohësisht.

Operacioni, në të cilin janë angazhuar mbi 2,500 efektivë, vijon ende, dhe autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet. Zona e goditur është një nga më të populluarat e qytetit, me rreth 280 mijë banorë, ndërsa frika për shpërthim të dhunës gjatë natës mbetet e lartë.