Temperaturat në rritje do ta ndryshojnë ngjyrën e oqeaneve të botës, duke i bërë ato më të kaltër në dekadat e ardhshme. Shkencëtarët thonë se rritja e nxehtësisë do ta ndryshojë përzierjen e fitoplanktonit ose organizmave të vegjël detarë, të cilët thithin dhe reflektojnë dritën. Një gjë e tillë, sipas tyre, do të ndikojë në ndryshimin e ngjyrës në më shumë se 50% të oqeaneve të botës deri në vitin 2100.