Nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision) nisi mes shumë emocioneve dhe performancave muzikore, por ajo që tërhoqi vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale ishte veshja e pazakontë e prezantueses Hazel Brugger.
Menjëherë pas daljes së saj në skenë, komentet ironike dhe thumbuese pushtuan platformën X (ish-Twitter).
Çfarë ka veshur ajo?
Pyeti një përdorues, ndërsa një tjetër, me humor, shkroi:
Unë kur gjatë pastrimit pranveror më bie mbi kokë një tenxhere me katran dhe një kuti e vjetër me CD të prera

Hazel Brugger dhe kolegia e saj, Sandra Studer, u kritikuan edhe gjatë natës së parë gjysmëfinale për paraqitjen e tyre, e cila u cilësua si e çuditshme.
Brugger veçanërisht u vu në shënjestër për një moment të spektaklit ku shfaqi disa “truke” me gjuhën, gjest që u cilësua si i pakuptimtë nga shumë ndjekës.
Çfarë është kjo marrëzi?
-shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shtoi:
Edhe unë mund ta bëj atë gjë me gjuhën time

Ndër komentet e shumta në rrjet lexohen edhe kritika më të gjera ndaj vetë festivalit:
Eurovizionit këtë vit po i mungon serioziteti… Ky është vërtet Eurovizioni më i dobët ndonjëherë”.
Hazel Brugger është një poete, komediane dhe prezantuese me origjinë zvicerano-amerikane, ndërsa Sandra Studer, e njohur për zërin dhe karrierën e saj televizive, përfaqësoi Zvicrën në Eurovisionin e vitit 1991, ku u rendit në vendin e pestë.