Celebrities Gossip Showbiz

Prezantuesja e Eurovisionit habit shikuesit: “Mund të bëj gjithçka me gjuhën time…”!

Hazel Brugger, një nga prezantueset e Festivalit të Këngës në Eurovision të këtij viti, u bë virale pasi tregoi talentin e saj të ‘fshehur’ në natën e parë gjysmëfinale. Pasi përfunduan performancat, ku përfshihej edhe përfaqësuesi kroat Marko Bosnjak, i cili nuk arriti në finale, filloi votimi. Brugger foli me interpretuesit dhe i pyeti se si ndiheshin ndërsa prisnin rezultatet dhe më pas iu drejtua përfaqësuesit të Estonisë, Tommy Cash. “A do të shohësh talentin tim të fshehur?”-e pyeti dhe ai i tha t’ia tregonte.

“Mund të bëj gjëra të çmendura me gjuhën time”-tha ajo, duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke treguar se çfarë mund të bënte dhe rrjetet sociale vërshuan me komente. 31-vjeçarja është gjithashtu një komediane dhe fituese e shumë çmimeve të komedisë. Ajo ka lindur në SHBA dhe tani jeton në Gjermani.

Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Bazel të Zvicrës, ku disa nga garuesit më të njohur të këtij viti konkurruan për një vend në finalen e madhe. Vendet që garuan në gjysmëfinalen e sotme ishin Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, Belgjika, Sllovenia, San Marino, Azerbajxhani, Qipro, Kroacia dhe Holanda. Zvicrës i është garantuar një vend në Finalën e Madhe si fituese e vitit të kaluar, ashtu si Italia dhe Spanja, të dyja në mesin e vendeve të “Big Five”.

Ngjarja u mbajt pasi pamjet e provave të konkursit u zbuluan në internet. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten më 15 maj. Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaluan në finalen e madhe vetëm disa minuta më parë. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.