Sport

“Rrufe” në qiell të hapur, drejtori sportiv largohet nga nënkampionët!

Omer Bunjaku ka mbyllur bashkëpunimin me Ballkanin. 34-vjeçari mbante postin e drejtorit sportiv nga vera e vitit 2023.

Bunjaku ishte pjesë e disa sukseseve në Europë nga suharekasit, që nuk nuk fituan titullin këtë sezon. Nën drejtimin e Orges Shehit u renditën pas Dritës.

Lexo edhe: Fakte dhe statistika nga ‘Monaco Grand Prix 2025’!

 Njoftimi i Ballkanit:

“Faleminderit, Omer Bunjaku. Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin.

E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!”

Lexo edhe: Ancelotti nis menjëherë nga puna, publikon listën e parë me lojtarët e grumbulluar te Brazili! Neymar mungon sërish