Aktualitet

Rrufeja vret bariun në Pogradec, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një bari ka humbur jetën pas goditjes nga rrufeja në fshatin Velçan. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, teksa 47-vjeçari L. Ç. po ruante bagëtitë. Përveç humbjes së jetës së bariut, rrufeja shkaktoi edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve të bagëtive të imëta. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. 

Ndërkaq, Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në një zonë të njohur për stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit njofton se rrufeja më e gjatë në botë ndodhi në tetor 2017 gjatë një stuhie të madhe në SHBA, duke përshkuar 829 km nga lindja e Teksasit deri afër Kansas City.

Do të duheshin rreth 8-9 orë me makinë ose të paktën 90 minuta me avion për ta përshkuar. Vetëtimat janë të mrekullueshme, por edhe të rrezikshme, duke marrë shumë jetë çdo vit. Kjo ngjarje tregon sa larg mund të përhapen rrufetë, duke rrezikuar aviacionin dhe shkaktuar zjarre”-tha Celeste Saulo, sekretare e përgjithshme e WMO.