Back to the Beginning Celebrities Film & Tv

Rrugëtimi i tij në “Portokalli”, Marin Orhanasi rrëfen gjithçka rreth karrierës: Më akuzonin se unë…

I ftuar këtë javë në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë aktori i njohur i emisionit të humorit “Portokalli“, Marin Orhanasi. Në një intervistë mjaft të veçantë duke u kthyer edhe pas në kohë që në momentet kur janë njohur dhe se si ka vazhduar karriera e tij si aktor edhe në teatër ndër vite.

Kur e ka nisur punën në “Portokalli” a ka menduar Marini se do të zgjaste kaq shumë?

Aspak. Që në rastin e parë mbaj mend që dolëm në transmetim bashkë me “Top Show”-n për Vitin e Ri dhe në Mars do të dilnim me episodin e parë i cili shkoi shumë mirë. Tek episodi i dytë nuk fliste njeri, nuk kishim as materiale dhe aty kam bërë një “thyerje” pa dashjen time, e nisa si improvizim tavoline ku unë kam qejf që të bëj të tjerët që të qeshin dhe aty mori gjithë fytyrën e tij personazhi i policit. 

Ndër të tjera ai shtoi se:

Majde mua më akuzonin që unë nuk shkruaja materiale. Çfarë bëja merrja një gazetë e vendosja përpara që të mos e shihte Goni me Altinin dhe vendosja një letër të bardhë sikur kisha shkruar por asgjë nuk kisha shkruar aq sa të premten bëja numër tjetër dhe të shtunën tjetër.