Gramoz Ruçi priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, me të cilin firmosi Memorandum Mirëkuptimi. Kryetari i Kuvendit u shpreh se “Objektiv është miratimi sa më shpejt i Reformës Zgjedhore”. “Ndryshe nga herët e tjera, kemi filluar nga puna që në fillim të kësaj legjislature, për t’i dalë përpara problematikave”, – tha Ruçi. Ndërkaq, Greminger theksoi se “Mbështetja për Shqipërinë do të vijojë”. Sipas tij, “Transparenca është shumë e rëndësishme për Kuvendin. Ne kemi mundësuar në përmirësimin e legjislacionit të Parlamentit, Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Kodi pas miratimit duhet të zbatohet siç duhet”, – theksoi zyrtari i lartë i OSBE-së.