Aktualitet

“Ruhuni nga piromanët verbalë”, Rama publikon pamjet nga Greqia!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga zjarret massive që kanë pushtuar Greqinë. Përmes kësaj videoje ai u drejtohet qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, të cilët shprehen se përse vendi ynë duhet të ketë avionë dhe nuk duhet të kërkojë ndihmë nga fqinjët.

Rama shkruan:

Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë.

Postimi i plotë i Ramës:

RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE
Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret
Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë

Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.