Bota

Rusi, 9 minatorë bllokohen brenda një miniere

Nëntë minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë në Rusi. Kompania Uralkali tha se operacioni i shpëtimit ka nisur, pas incidentit në minierën në Solikamsk, që gjendet në veri-lindje të Moskës. Kompania ruse tha se punëtorët që janë bllokuar brenda minierës janë nënkontraktorë, që kryejnë punë të mirëmbajtjes. Shefi i kompanisë, Andrei Maksimov, thotë se shanset për të gjetur të gjallë minatorët e bllokuar janë shumë të vogla.