Një gjykatë në Moskë ka dënuar një 63-vjeçar norvegjez, Frode Berg, me 14 vite punë të detyruar në një kamp, për spiunazh të nëndetëseve të Marinës ruse. Berg, i arrestuar në Moskë në vitin 2017, i mohon akuzat. Avokati i tij thotë ndërkohë se, klienti i tij nuk do ta apelojë vendimin, por do të kërkojë falje nga presidenti Vladimir Putin. Tani pritet që qeveria norvegjeze të ndërhyjë për rastin e 63-vjeçarit, përmes kanaleve diplomatike.