Bota

Rusia: Google të mos ndërhyjë në zgjedhjet lokale

Zyrtarët rusë paralajmëruan gjigandin amerikan të internetit, “Google”, të mos ndërhyjë në zgjedhjet lokale të planifikuara për këtë fundjavë. Moska e akuzon  se po i mundëson politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, të postojë video me Youtube, nga ku bën thirrje për protesta masive. Shqetësimet e përfaqësuesve të disa institucioneve ruse u diskutuan gjatë një seance në Dhomën e Ulët të Parlamentit.