Rusia nisi sot stërvitjen më të madhe ushtarake me 300 mijë trupa, përfshirë ushtarë nga Kina e Mongolia. Deri më 17 Shtator, “Vostok-2018” zhvillohet në lindje të Siberisë. Manovrat më të fundit ruse të këtij niveli datojnë 37 vjet më parë, gjatë Luftës së Ftohtë ndonëse kësaj here janë angazhuar më shumë forca. Stërvitjet e rradhës përkojnë me kohën e tensioneve Rusi-NATO.