Rusia njoftoi sot dëbimin e tre diplomatëve sllovakë si masë reciproke, pas urdhërit për largimin e po tre diplomatëve rusë nga Sllovakia. I treti vendim i këtij lloji në një javë është shenjë tensionesh në rritje mes Moskës dhe europianëve. Hapat për veprimin e Rusisë iu komunikuan ambasadorit sllovak në Moskë kur ai u thirr në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme.