Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sa beson Roza tek romanca Romeo-Heidi?! Ish-banorja bën deklaratën për situatën me Eglën: “Ruajta veten dhe fytyrën time nga denigrimi…”

E ftuar ditën e sotme në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banorja, Roza Lati. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës. Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq…

Ajo u pyet nga opinionistët se a beson tek romanca e çiftit Heidi-Romeo. Ish-banorja tha se e beson këtë marrëdhënie të tyre, por më shumë nga ana e Romeos, sepse sipas saj ai e vëzhgonte shpesh Heidin dhe i kushtonte asaj vëmendje.

Nuk do them 5, por do them 7 sepse i jap më shumë kredite Romeos. Unë e kisha krevatin tim 4 muaj paralel, dhe ai djalë çdo mëngjes çohej dhe hidhte sytë nga Heidi. Kam parë detaje që mbase syri i teleshikuesit nuk i ka parë. E kam përjetuar shumë dasmën dhe emocionin e tij. 

Më pas ishte Ronaldo Sharka ai që e pyeti se pse Roza Lati nuk luftoi më fortë përballë fenomeneve si Egla? Ajo zgjodhi të përgjigjej duke thënë:

Unë e di mirë çfarë bëj. E di që e nisa ritmin e Big Brother-it tim duke ngacmuar, duke provokuar me qëndrimet e mia por duke parë rrugës se çfarë banorësh kisha përballë dhe duke parë Eglën se si degradonte me fjalët e saj me dykuptime duke të të ofenduar por duke u kapur pastaj që shiko se ka edhe një kuptim tjetër kjo. Duke degraduar muhabeti në atë mënyrë unë me stil mbajta qëndrim zonje dhe kam ruajtur veten dhe fytyrën time nga denigrimi. Kur më është drejtuar pyetja nga studio, argumenti im si lojtare ka qenë gjakftohtë dhe për mua të gjithë lojtarët ishin të barabartë.