Showbiz

Sa do të jetë gjoba për këmbësorët që thyejnë rregullat?!

Pak ditë më parë qeveria mori vendimin se edhe këmbësorët do të dënohen nëse shihen duke dalë në rrugë. Këto masa i janë shtuar atyre të tjerave në kuadër të rregulloreve për të ndaluar përhapjen e Koronavirusit të ri në vendin tonë.

Por sa do të gjobiten ata këmbësorë që thyejnë rregullat? Sipas një njoftimi të publikuar së fundmi nëse një individ shihet duke shëtitur nëpër rrugë ai do të marrë 10.000 lekë gjobë dhe bllokim të makinës për 3 muaj.

Nëse shihen grupe njerëzish duke shëtitur apo të ulur nëpër sheshe e parqe, gjoba shtohet në 20.000 lekë të reja dhe sërish bllokim të makinës për 3 muaj.