Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka bërë hapin e madh në jetën personale, duke njoftuar fejesën me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri. Lajmin e bukur çifti e ndau me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, ku nuk munguan urimet e shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët e tyre.
Në fotot e publikuara, vëmendjen e mori unaza e fejesës që Graniti i dhuroi Melindës. Bëhet fjalë për një unazë nga marka prestigjioze Tiffany & Co, në stilin klasik “Tiffany Setting”, me një diamant të vetëm në qendër, simbol i dashurisë së përjetshme dhe elegancës luksoze.
Ekspertët e bizhuterive shpjegojnë se vlera e një unaze të tillë ndryshon sipas madhësisë dhe cilësisë së diamantit.
Në rastin e Melindës, diamanti duket mbi 1.5 karat, çka e vendos çmimin e saj në një shifër marramendëse, nga 30,000 deri në 60,000 dollarë, ose rreth 28,000–55,000 euro sipas katalogut të Tiffany & Co.
Zgjedhja e një unaze të tillë nga Graniti nuk është thjesht një simbol dashurie, por edhe një dëshmi e përkushtimit dhe dëshirës për të dhuruar një kujtim unik e të përjetshëm në jetën e tyre të përbashkët.