Showbiz

Sabrina Carpenter mahnit me një stil të ri elegant në sfilatën “Dior Homme” në Paris!

Sabrina Carpenter surprizoi publikun me një pamje të rafinuar dhe më të përmbajtur gjatë pjesëmarrjes në sfilatën “Dior Homme” në Javën e Modës në Paris.

Këngëtarja 26-vjeçare zgjodhi të largohej nga stili i saj i zakonshëm provokues, duke u shfaqur me një kostum gri elegant, me një fund të palosur deri në gju dhe xhaketë që theksonte belin.

Ajo e kombinoi pamjen me taka ngjyrë nude, ndërsa flokët i kishte të kapura në mënyrë minimaliste, duke i dhënë të gjithë vëmendjen elegancës klasike.


Sabrina ndau momente me fansat para sfilatës, ku u prezantua koleksioni Pranverë-Verë 2026, raportoi “DailyMail”.

Ngjarja mblodhi emra të njohur nga bota e modës dhe showbiz-it, përfshirë Rihannën, e cila ekspozoi barkun e rrumbullakosur, së bashku me partnerin ASAP Rocky, si dhe personalitete si Donatella Versace, Daniel Craig dhe Robert Pattinson.

Rihanna guxoi me një pamje shumëngjyrëshe dhe të shtresuar, ndërsa Donatella mbeti besnike stilit të saj me një fustan klasik të zi.

Daniel Craig dhe Pattinson preferuan një stil casual-elegant, të kompletuar me aksesorë modernë.

Sfilata Dior Homme u kthye në një nga momentet më të spikatura të javës, duke sjellë një përzierje perfekte të finesës franceze dhe hijeshisë së yjeve ndërkombëtarë.