Një burrë me dyshtetësi mbërriti në Afganistan, pasi udhëtoi për 12 ditë nga Gjermania me motoçikletën e tij. Dy zyrtarë talebanë dhe tre pleq vendas pohuan se:
Afgani, që besohet se kishte një pasaportë gjermane, mbërriti në provincën qendrore Ghazni të shtunën.
Burri në motoçikletë u identifikua si “Zazai” dhe tha se ai ishte fillimisht banor i provincës afgane të Paktias duke shtuar se hyri në provincën afgane të Heratit, pasi kaloi nëpër disa vende, përfshirë Turqinë dhe Iranin, për të marrë pjesë në një dasmë. Një zëdhënës i guvernatorit të Ghaznit, Hafiz Omar tha se:
Ai u ndalua nga talebanët në një pikë kontrolli.
Kreu i departamentit shtetëror sportiv të vendit, Bilal Mujahid nxitoi për të vizituar motoçiklistin dhe bëri foto me të.
Kur e morëm vesh, shkuam ta takojmë. Ai më tha se duhet të shkojë në Kabul për të marrë pjesë në një ceremoni martese.
Zyrtari vendas shtoi se burri kishte leje për të hyrë në Iran dhe vende të tjera, por kishte hyrë në Afganistan pa informuar zyrtarët afganë. Kur u pyet se cili është qëllimi i tij ai tha se:
Dua t’i tregoj botës se Afganistani është i sigurt dhe se njerëzit dikur iknin, por tani mund të udhëtoni me biçikletë ose motoçikletë.

Sjellim në vëmendje se një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi. Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës. Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana.
Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e duke u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës. Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën rreth 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.