Bota Botë e Çuditshme

Dhëndri vonohet ditën e dasmës, babai i nuses e marton vajzën me një nga të ftuarit!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi. Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës. Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana.

Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e duke u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës. Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën rreth 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.

Meqenëse të gjitha përgatitjet për dasmën ishin bërë, babai i nuses u konsultua me një të afërm që kishte ardhur në dasmë dhe më pas e martoi vajzën e tij me të. Babai i nuses tha:

Dasma duhej të bëhej më 22 prill, dhëndri ishte i zënë duke kërcyer. Ora e dasmës ishte në 4 pasdite, por ai arriti në ceremoni në orën 20:00. Kështu, unë martova vajzën time me një nga të afërmit e mi.

Rikujtojmë se, nuk është sekret që dasmat mund të jenë vërtet të shtrenjta, por një çift nga Los Angeles gjeti një mënyrë për t’i mbajtur shpenzimet sa më të vogla në ditën e tyre të madhe. Kiara dhe Joel Brokenbrough ishin në gjendje të realizonin gjithçka për vetëm 500 dollarë, që është shumë më pak se mesatarja. Kiara u shpreh për mediat se:

Qëllimi ynë ishte të ishim sa më minimal dhe të shpenzonim sa më pak.

Çifti tha se ishin në gjendje ta bënin pikërisht këtë duke vënë një fokus të madh qëllimin që kishin për të mos hyrë në borxhe gjatë fillimit të martesës së tyre. Për të nisur dasmën e tyre me kosto të ulët, Kiara filloi me fustanin e saj që e gjeti në faqen e blerjeve online ‘Shein’ për vetëm 47 dollarë.

Ndërkohë, policia në Florida ka arrestuar së fundmi një nuse dhe shefin e kompanisë së kateringut pasi zbuloi se kishin shtuar kanabis në ushqimin që shërbyen në dasmë. Policia u thirr në dasmë për të ndihmuar të ftuarit të cilët thanë se po ndjeheshin të droguar. Danya Svoboda dhe shefi i kompanisë së kateringut, Joycelyn Bryan po përballen me akuza për neglizhencë dhe shpërndarje të marijuanës.