Politikë Zgjedhjet 2025

Sali Berisha nga Bresha falenderon “Forza Italia”: Silvio Berlusconi ishte mik i PD dhe i shqiptarëve

Në takimin me emigrantët shqiptarë në Bresha, kreu i PD Sali Berisha tha se këto 3 vjet PD ka kaluar momente të vështira e megjithatë ja doli.

Berisha tha se gjatë momenteve më të vështira për ribashkimin e opozitës, miqtë italianë të “Forza Italia”, partia e Silvio Berlusconit tregoi për vazhdimin e traditës së tij.

Duke e krahasuar PD me diasporën në realizimin e sfidave dhe sakrificave, Berisha tha se sikurse shqiptarët në Itali dhe opozita kaloi cdo pengesë që ia vuri qeveria për ta lënë vendin pa të.

Sali Berisha:  Ju e provuat veten sot shqiptarë të vërtetë, ju kurrë se keni harruar vendin tuaj.

Takimi me ju takim frymëzues, sepse është takim me sakrificën dhe suksesin.

Nëse ka një forcë në Shqipëri që mishëron këto trajta si ju, është PD.

Vërtet kaluam një opozitë të gjatë dhe një proces rithemelimi të vështirë, vërtet luftuan 3 vite me radhë me qëllimin më të lig për të lënë Shqipërinë pa opozitë, po ashtu si ju si diaspora që fitoi cdo sfidë, dhe ne kaluam çdo pengesë.

LEXO EDHE: Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve!

Ne u ngritëm nga hiri për një mission të shenjtë, mbrojtëm demokracinë, mbrojtëm interesin kombëtar, do e shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura, si drejtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë.

Në këto ditë të vështira, miqtë tanë italianë, udhëheqës të “Forza Italia” na mbështetën dhe na dhanë zemër dhe kanë vazhduar traditën e të pavdekshmit, të madhit italian Silvio berluskoni, miku më i  madh i PD dhe i shqiptarëve.

Kryetari i PD, gjatë takimit në Bresha shigjetoi rivalin e tij politik, Edi Rama për organizimin e mitingut të hapjes së fushatës së PS, me këngë e valle. Berisha tha se ministreshat ishin veshur si në Zululand, dhe programin e mbyllën me vallen e hajdutit.

“Ju them atyre se më 11 maj, burgu ju pret”, tha Berisha.

Kreu i PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pas anulimit të darkës në Bruksel ka bërë presion përmes banditëve me mesazhe.

Berisha nga Bresha u tha emigrantëve në takim, se Ramës ia anuluan darkën e lajmëruar në Bruksel pasi ai foli si nipi i Gadafit.

Sali Berisha: Darka iu anulua sepse ai foli si nipi i xhelatit, Spiro Koleka, sikur të ishte nipi i Gedafit si narkodiktator, por jo vetëm kaq. Kishte marrë me vete banditë, ata që i kishin kërcënuar me mesazhe që kishin anuluar darkën. I marrë, kujtoi se mendoi se do të kthente Evropën me banditët e tij.

SHBA ndryshoi pas ardhjes së Donald  Trump që i preu kokën gjarprit Soros, por Evropa i ka sytë te 11 maji, te vota juaj fitorja e Shqipërisë.