Ervin Salianji, i cili synon të garojë për kryetar të Partisë Demokratike, po zhvillon sot një takim me demokratë të Kukësit.
Pjesë nga fjala e Ervin Salianjit:
“Ne e dimë të nderuar miq dhe nuk e ndryshojmë dot kundërshtarin politik, kundërshtari i PD-së dhe i Shqipërisë është Edi Rama dhe duhet ta mundim, nuk duhet të themi gjithmonë që Edi Rama na rrahu, duhet të stërvitemi dhe ta rrahim dhe ta mundim Edi Ramën. Jam krenar që në çdo sallë mbështetem nga njerëz si ju. Më të vërtetët e demokratëve janë në këtë sallë sepse e njohin shqetësimin dhe instinktin e demokratëve për të fituar, disa thonë ku i keni figurat, figurat janë këta që i votojnë demokratët. Arsyeja kryesore është humbja e PD në zgjedhje, arsyeja tjetër mos përfaqësimi i drejtë i demokratëve.
Kam bërë gjënë e duhur që po ndahemi nga një politikë 36-vjeçare e baltës, e përbuzjes, e shpifjes, e kundërshtarit politik brenda partisë. Edhe unë pavarësisht se kam fituar në zonat që më janë ngarkuar, kam një barrë përgjegjësie që duhet të kisha folur më parë. Tani PD është një dishezë që nuk po ndalet, po shkon drejt një gremine që në zgjedhjet e ardhshme. Thonë që Sali Berisha nuk vjen dot në pushtet, nuk kanë as minimumin e përgjegjësisë. Sali Berisha 82-vjeç, konsumim politik, non grata, nuk mund ta çojë PD drejt fitores, prandaj ne kërkojmë garë, rregulla dhe zgjidhje.
LEXO EDHE: “Hante dreka me Ergys Agasin”, Salianji-Berishës: Shfaqe gjendje të rënduar psiko-emocionale!