Samsung Electronics po planifikon të dyfishojë këtë vit numrin e pajisjeve mobile me veçori “Galaxy AI”, të mbështetura kryesisht nga modeli Gemini i Google, duke arritur në 800 milionë pajisje deri në vitin 2026. Bashkëdrejtori ekzekutiv T.M. Roh tha se kompania synon të integrojë inteligjencën artificiale në të gjitha produktet, funksionet dhe shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur.
Strategjia pritet t’i japë përparësi Samsung ndaj rivalëve, përfshirë Apple dhe prodhuesve kinezë, në garën globale të AI-së. Galaxy AI përfshin mjete kërkimi, redaktimi gjenerativ, përkthimi dhe përmbledhjeje, të mundësuara nga Gemini dhe Bixby.
Ndërkohë, mungesa globale e çipave të memories po rrit fitimet e sektorit të gjysmëpërçuesve, por po ushtron presion mbi kostot e smartfonëve. Roh paralajmëroi se rritja e çmimeve mund të jetë e pashmangshme, ndërsa tregu global i telefonëve inteligjentë pritet të tkurret vitin e ardhshëm.
Samsung, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për smartfonat. Këto bateri mund të zgjasin shumë më gjatë mes ngarkimeve sesa bateritë aktuale. Kompanitë raportohet se po testojnë bateri me një anode silicium-karboni, një material që mund të ruajë më shumë energji krahasuar me bateritë standarde litium-jon.