Një tjetër modeli të unazës Galaxy të Samsung mund t’i jepet aftësia për të kontrolluar temperaturën e objekteve dhe njerëzve të tjerë, jo vetëm temperaturën e trupit të mbajtësit të unazës. Versioni i parë i Galaxy Ring është mjaft i mirë në gjurmimin e kohëzgjatjes së gjumit dhe metrika të tjera të ndryshme. Për më tepër, monitoron nivelet e oksigjenit në gjak, temperaturën e lëkurës, ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës gjatë gjumit.
Megjithatë, shumë do të preferonin aftësinë për të matur temperaturën e trupit. Samsung tani duket se po zhvillon një dizajn të ri unaze që mund ta bëjë të mundur këtë gjë. Një raport i fundit detajon se si sensori i temperaturës së unazës do të pozicionohet në anën e brendshme, drejtpërdrejt në kontakt me gishtin e mbajtësit. Pajisja përfshin gjithashtu sensorë lëvizjeje, duke i mundësuar asaj të gjurmojë lëvizjet e gishtërinjve dhe duarve. Ky funksionalitet lejon unazën të njohë gjeste specifike, të tilla si afrimi i saj me një objekt ose një person tjetër, gjë që mund të shkaktojë matjen e temperaturës.
Rikujtojmë se Samsung prezantoi telefonin më të ri, Galaxy A56. Galaxy A56 vjen me një sërë përmirësimesh në dallim nga gjenerata e kaluar, përfshirë karikimin e shpejtë dhe ekranin më të madh. Telefoni tani është gjithashtu më i hollë, ka një trashësi prej 7,4 milimetra. Moduli me kamera është ridizajnuar, kurse në ekran dhe në pjesën është vendosur mbrojtja Gorilla Glass Victus+, dhe korniza është e punuar nga alumini. Është telefoni i parë me çipin Exynos 1580, pavarësisht faktit që Samsung e prezantoi në tetor të vitit të kaluar.